Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 41 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.
Me rastin e përfundimit të praktikës, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur në një takim, të cilët i ka falënderuar të gjithë praktikantët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.
“Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu ndihmoj në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë”, ka thënë kryetari Azizi.
Të gjithë praktikantëve në ditët në vazhdim do të i’u lëshohen certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Gjithashtu pritet që së shpejti të hapet konkursi, për pranimin e praktikantëve të rinjë.