DYLON

Në prag të ndërrimit të motmoteve, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Ismaile Buqajt

Në prag të ndërrimit të motmoteve, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Ismaile Buqajt
Avatar photo Redaksia

Në prag të ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dhuruar çelësat e banesës familjes gjashtë anëtarëshe të Ismaile Buqajt.

Kreu i Gjilanit, ka thënë me këtë rast se ndihet mirë që kjo familje më nuk do ta ketë problemin e banimit.

“Jam i lumtur që në prag të Vitit të Ri, e kemi bërë me banesë të re familjen e Ismaile Buqajt, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po i rritë pesë jetima, ndërsa njërin djalë e ka me nevoja të veçanta. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash nuk e ka problemin e banimit. Besojmë shumë që do të arrijmë t’i zgjidhim problemet e banimit social, duke iu qëndruar afër edhe me dhurata dhe me bursa për shkollim për fëmijët e tyre. Uroj që në vitin 2019 çdo familje të ketë lumturi, gëzim dhe çdo të mirë në jetë!”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndryshe, pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social neë tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.