Ndeshjet e javës së dytë në Ligën e Parë në futbollin kosovar kanë sjellë fitore për skuadrat mysafire.
Fitore të rëndësishme në udhëtim ka regjistruar 2 Korriku ndaj Kf. Dardana. Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në ndeshjen që u zhvillua në Kamenicë.
Ndërsa, Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim përballë Vllaznisë së Pozheranit, teksa ka rikthyer rezultatin nga 2-0 në 3-4.
Ndërkohë, Vëllaznimi barazoi përballë Drenasit në shtëpi, 1-1.