Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të kësaj faze në Kupën e Kosovës në futboll. Ballkani, Drenica, Feronikeli dhe Dukagjini janë katër skuadrat e para që marrin biletën për në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës.
Ballkani eleminoi Trepçën ’89 pas një super ndeshje të zhvilluar në Therrandë, duke triumfuar 3:0 me tre golat e shënuar në pjesën e dytë, transmeton 2LONLINE.com.
Drenica triumfoi ndaj Dardanës me rezultat 4:0, ndërsa edhe Feronikeli u tregua bindshëm më i fortë se A & N, duke e mposhtur 5:0.
Në duelin tjetër Dukagjini triumfoi me përmbysje përballë Vitisë në Sadovinë, 1:2.