Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, ka regjistruar fitoren e parë, duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 100-76.
Prizreni filloi ndeshjen mirë, duke e mbyllur 10 minutëshin e parë me epërsi, kurse më pas Prishtina e mori iniciativën dhe nga çereku i dytë e deri në fund të ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë.
Bashkimi ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 85:74, në ndeshjen e javës së 2-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për Bashkimin kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje, ndërsa për Trepçën kjo ishte ndeshja e parë në këtë kampionat.