Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) po e përmbyll me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Avancuar të Liderit (KAL) dhe kursit bazik për Sniper, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
KAL është kurs që realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë Amerikane , që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës Togu dhe rreshter togu.
Kursi bazë për Sniper ka për qëllim të përgatit qitës në distanca të largëta me precizitet të larte, të aftë për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë. /2LONLINE/