Ka përfunduar buxhetimi me pjesëmarrje, “Merr pjesë, vendos”, nismë e filluar vitin e kaluar si praktikë e mirë nga Aktiviteti Kontrata Sociale në bashkëpunim me USAID-in.
Projekti është realizuar në shtatë lokalitete.
Pas organizimit të dëgjimeve publike dhe marrjes së propozimeve nga qytetarë, është vazhduar me fazën e votimit të propozimeve për projekte.
Buxhetimin me pjesëmarrje ka vazhduar këtë vit me Malishevën, Livoçin e Ulët, Velekincën, Kravaricën dhe tre grupet e komuniteteve jo shumicë.
280 mijë euro do të shpenzohen për realizimi e këtyre projekteve.
“Buxhetimi me pjesëmarrje, si forma më demokratike dhe proaktive e buxhetimit siguron mundësinë që qytetarët të marrin rol aktiv dhe të përfshihen në vendimmarrjen komunale duke vendosur përmes votimit të tyre të drejtpërdrejtë për projektet e propozuara nga vetë ata”, tha Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati-Leka.
Më shumë fonde dhe më shumë lokalitete e grupe ishin të përfshira këtë vit tha ajo dhe tregoi se 150 pjesëmarrës ishin në takimet e para të dhënies së propozimeve në buxhetimin me pjesëmarrje.
Ndërsa 209 pjesëmarrës ishin në takimet e dyta, gjegjësisht në takimet ku janë votuar projektet fituese.
Numri total i pjesëmarrësve në dy takimet ne Buxhetimin me pjesëmarrje ishte 359. /2LONLINE/