Për 15 ditë radhazi mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit si dhe Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit morën pjesë në kursin mbi ultrasonografinë abdominale nën mentorimin e Dr. Avni Hazirit.
Ditët e fundit u përmbyllën me vizita dhe punë praktike me pacientë tek Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit dhe Prizrenit, ku mjekët pjesëmarrës kanë pasur rastin të praktikojnë njohuritë e përfituara nga trajnimi.
Organizimi i trajnimeve për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit vjen si rezultat i zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev. /2LONLINE/