DYLON

Gjilan: Punëtorët e një marketi ndalojnë grabitësin e armatosur

Gjilan: Punëtorët e një marketi ndalojnë grabitësin e armatosur
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të grabitjes së armatosur, ku tre punëtorët e një marketi në Gjilan, janë ballafaquar me një grabitës të armatosur.

Raporti i Policisë

EkoHigjiena

GRABITJE E ARMATOSUR

Gjilan 28.11.2022-22:32. Tre viktimat, meshkuj kosovar, punëtorë në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, kanë arritur ta ndalojnë.

Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.