/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka realizuar sot një perforamncë, ku një aktivisti i saj i maskuar si Babadimër dhe me një pako në kokë në të cilin shihej fotografia e kryetarit të komunës Lutfi Haziri, ka shpërndarë dhurata për kalimtarë. Në fakt dhuratat, që sipas simbolikës që kishin parapa aktivistë të Vetëvendosjes, po jepeshin nga Lut Babadimri, ishin pothuajse boshe, pasi në të në fakt, ishin vetëm premtimet e të parit të komunës që, sipas Vetëvendosjes nuk janë mbajtur.
Po ashtu para selisë së kryetarit të Komunës së Gjilanit ku është zhvilluar performanca aktivistë të Vetëvendosjes kanë lënë edhe një bredhë, stolisur me fotografi, që sipas tyre, paraqesin dështimet e kësaj qeverisje, përkatësisht kryetarit të komunës, si dhe premtimet e parealizuara nga ana e tij.
E, Ilir Hoti, aktivist i Vetëvendosjes ka thënë se Luta ashtu si e ka zakon premtoi shumë e realizoi pak. Hoti tha se ai ka premtuar më shumë çerdhe, kopshte dhe parqe të reja, e ëq nuk u ndërtuan e as mësimi parashkollor nuk u shtua. Po ashtu kryetari i komunës ka premtuar bursa për studentë e kushte më të mira për nxënës ndërkohë që fare pak bursa u ndanë e kushtet në shkolla mbetet ashtu siç ishin.
“Luta premtoi se gjatë mandati të tij si kryetar komune do të sjellë shumë investitorë të huaj vendor në Gjilan, të cilët do të investonin e do të hapnin vende të reja pune por nuk pati investime , as prodhues vendor e të huaj, e si rrjedhojë nuk pati as vende të reja pune” , ka thënë Hoti Vetëvendosjes.
Sipas tij, kryetari i Komunës, premtoi se do ti shlyej borxhet e vjetra ,e ai e futi komunën në borxhe të reja. Po ashtu shpenzoi shumë mjete në hartimin e planeve urbanistike por se ky viti do të mbahet mend si vit i kaosit urbanistik.
Hoti tha se Luta ka premtuar investime të shumta në bujqësi por se bujqit kaluan nëpër shumë vështirësi dhe me më pak ndihma e me më shumë konkurrencë joparimore. Pastaj përkundër premtimeve mungo transporti urban , u premtua trajtimi i ujërave të zeza e ato të tilla janë edhe sot.
Aktivisti i vetëvendosjes tha po ashtu se Kryetari i komunës ka fluturuar shumë jashtë vendit si të ishte ministër i jashtëm e jo kryetar komune dhe se nga kjo Gjilani nuk ka përfituar asgjë.
Hoti më pas ka numëruar disa nga premtimet e kryetarit Lutfi Haziri , që sipas tij, nuk i realizojë kurrë e që janë: Ulje qind për qind të taksave komunale, ndërtimi i sistemit të ujitjes për plantacione bujqësore, milionat e premtuar për bujqësi, se fara e grurit falas për bujqit e nafta për korrje të grurit, ofrimi për bujqit shitjen e produkteve bujqësore në fabrikën e miellit, ulje të tatimit në pronë për 40 për qind, se 50 për qind e buxhetit do të shkojë për familjet që e punojnë tokën, se do të rritet përkrahja e komunës ndaj familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, se do të rritet nivel i pastërtisë në qytet, se do të ndërtojnë parqe kopshte dhe çerdhe t reja, se asnjë zonë e Gjilanit nuk do të mbetet pa ndriçim, se do të depolitizohet arsimi dhe administrata, se do të ketë shërbime të mira shëndetësore, se do të hiqen ujërat e zeza në fshatin Malishevë, se do ti shlyejnë të gjitha borxhet që i ka komuna ndaj biznesit dhe se do të rrisin nivelin e përfaqësimit të grave në ekzekutivë. /2L ONLINE/