(2L ONLINE) – Drejtues të Klubit të futbollit, KF Gjilani nga Gjilani, kanë bërë të ditur se janë përforcuar me lojtarë të rinj dhe synimi është Superliga. K.F. Gjilani me shtatë përforcime synon t’ia arrije atë që nuk e bëri stinorin e kaluar, inkuadrimin ne Superligë.
Ja përforcimet:
Faton Maloku – Hajvalia
Vllaznim Jashari – Drita
Ilir Blakcori – Llapi
Ridvan Emini – Lepenci
Buron Beqiri – Vllaznia
Flakron Iberdemaj – Ulpiana
Shqipdon Ademi – Ramiz Sadiku
Sipas kryetrajnerit Musa Selimi, Gjilani deri me tani ka zhvilluar 3 ndeshje kontrolluese edhe atë:
Ramiz Sadiku 0-1 Gjilani,
Gjilani 0-0 Prishtina dhe
Ferizaji 2-3 Gjilani.
Gjithashtu KF Gjilani ka marrë pjesë edhe në turneun “Bezi – Raci – Reshi” ku kishte arritur këto rezultate:
Gjilani 1-0 Ferizaj dhe
Gjilani 0-0 Drita, në penalti ka humbur takimin .
Sipas Selimit, deri në fillim të kampionatit (23 gusht) KF Gjilani ka planifikuar të ketë edhe dy ndeshje tjera kontrolluese. “Aktualisht jemi duke stërvitur 2 herë në ditë me qellim që lojtarët të jenë sa më të përgatitur për sfidat që na presin”, ka thënë selimi, /2L ONLINE/