Mënyra më e mirë për të konsumuar misrin është ajo e zierjes, pasi pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës së misrit, e cila mund të shkaktojë probleme të stomakut.
Me zierjen ne përfitojmë gjithë të mirat që misri ka me bollëk si:
-Vitamina C, folate dhe të kompleksit B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyer për zemrën
-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin
-Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe hemorroidet!
-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak!