Përfaqësuesja e Kosovës në Atletikë në përbërje prej atletëve, Musa Hajdari, Gresa Bakraçi dhe Astrit Kryeziu nën udhëheqjen e selektorit, Zijadin Kryeziu do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet me datën 02.09.2019 – 03.09.2019 në Pravets të Bullgarisë, me pjesmarrjen e 20 shteteve.
Këto janë kategoritë në të cilën do të marrin pjesë atletët tanë:
Musa Hajdari 800 m – 1500 m
Gresa Bakraçi 800 m -1500 m
Astrit Kryeziu 800 m
Për të përcjellur për së afërmi atletët, në Pravets të Bullgarisë, po qëndron edhe Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, cili gjatë qëndrimit atje do të marrë pjesë në aktivitet zyrtare të Federatës Ballkanike të Atletikës (ABAF).