/2L ONLINE/ – Përfaqësuesit e OVL – UÇK-së kanë takuar sot kreun e PDK-së së Gjilanit Zenun Pajazitin. “Për gjithë të zgjedhurit e popullit tash më shumë se kurrë është momenti t’ua dëshmoni të gjithë qytetarëve që ju kanë besuar udhëheqjen e këtij shteti, se dëshira e tyre për të jetuar në paqe, të kenë një ardhmëri të sigurt për ta e për brezat e ardhshëm nuk është premtim që zbehet përballë sfidës së parë, por udhërrëfyes, obligim, besë e dhënë se dallimet tona, të çfarëdo natyre, i tejkalojmë në tryezë, duke biseduar, duke gjetur zgjidhje bashkërisht dhe duke marrë përgjegjësi për to”, është shprehur, Jeton Sherifi Kryetar i OVL – UÇK Gjilan. /2L ONLINE/