(2LONLINE) – Përfaqësues nga Lëvizja islame Bashkohu (LISBA), Dega në Gjilan ka vizituar kryesinë e Bashkësinë Islame në Gjilan. Kjo ishte vizita e parë qe kjo Lëvizje i bene ndonjë institucioni publik, e sipas drejtuesve të saj , për shkak të respektit u zgjedh që e para të jetë Bashkësia Islame (BI).
Natyra dhe karakteri i kësaj vizitë ishte informimi i BI-së rreth krijimit dhe aktiviteteve të kësaj Lëvizje që nga themelimi i saj e deri më sot. Një elaborim të hollësishëm të arsyes, qëllimit të krijimit, programit të LISBA-se si dhe peripecitë qe ka hasur kjo Lëvizje që nga krijimi i saj e gjerë te gjetja e lokacionit dhe funksionalizimi i tij e bëri Xhelal Bislimi, kryetar i kësaj Lëvizje për Gjilan.
Sipas tij, vizita u përshkua nga një mënyrë e komunikimit të hapur dhe të sinqertë nga të dyja palët.
Nga ana e tij kreu i BI-së Sylejman Osmani duke falënderuar Kryesine e Lëvizjes për këtë vizitë të parë të saj u ndi i privilegjuar qe institucioni qe ai drejton ishte pikënisje e parë e kësaj Lëvizje edhe për vizita të tjera.
Osmani shprehu interesimin e tij rreth kësaj Lëvizje duke u interesuar për strukturën udhëheqëse, si dhe anëtarësinë e gjerë, duke i uruar suksese në misionin që ata i kanë parashtrua vetvetes, si ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rendësin e pjesëmarrjes së saj aktive në jetën publike si dhe mospajtimi me dukuritë abuzive në shoqëri siç janë korrupsioni, krimi i organizuar…/2lonline/