/2L ONLINE/ – Nënkryetarja e Aleancës së Gruas të Kosovës (AGK), Dega në Gjilan, Arta Haziri-Nuhiu ka thënë se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor edhe fëmijët në kopshte gëzohen. “Gëzimi i tyre është edhe gëzimi ynë, andaj AGK-ja – Dega në Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të shumta, për këtë fillimviti shkollor vizitoi Kopshtin “NUSHE” që mbanë emrin e heroinës sonë Hanumshahe Abdullahu-Zymberi”, ka thënë Nuhiu.
Sipas saj, përfaqësues të AGK-së, Dega në Gjilan vizituan edhe nënën Irfane – nënën e heroinës dhe për kontributin e dhënë si familje në të gjitha proceset deri në fitoren e luftës për liri kësaj nëne të kombit i ndanë një mirënjohje. “Nëna Irfane na priti mirë dhe në fytyrën e saj shihej një gëzim kur na pa neve – gratë aktiviste të Aleancës sikur pa bijën e saj Hanumshahen e cila u flijua për këtë ditë.”, tha Haziri-Nuhiu
Sipas saj, po ashtu në të njëjtën ditë, gratë e strukturave të AGK-së, vizituan edhe varrezat e dëshmorëve dhe vendosëm lule mbi varrin e dëshmores Hanumshahe Abdullahu Zymberi . “Në të gjitha këto aktivitete së bashku me neve ishin edhe Kryetarja e AGK së nga Qendra, Magbule Shkodra dhe aktivistja e dalluar Shukrije Bajrami-Isufi që po na përkrahin në të gjitha aktivitetet”, ka thënë Arta Haziri-Nuhiu. /2L ONLINE/