Me kalimin e moshës, përdorimi i internetit kthehet ne një mundësi qe përmirëson mënyrën e jetesës. Ky është se paku përfundimi i një studimi te botuar ne “Epidemiology, Biomarkers and Preventiondell’University College” ne Londër. Sipas tij, 50 vjeçarët “digjitale” gëzojnë një stil jetese me te shëndetshme.
Studimi ka analizuar një kampion prej 6 mije personash përmbi 50 vjeçarë, 40% e te cilëve nuk kishin fare lidhje me internetin, 40 % kishin lidhje rastësore me te, dhe 20 % e kishin lidhjen te përditshme.
Studimi tregoi se këta te grupit te fundit, ishin ne gjendje te përballonin me mire patologji qe lidheshin me aparatin tretës, kishin një përqasje afro dy here me te madhe ndaj aktiviteteve fizike, ndaj konsumit te frutave dhe zarzavateve. Ne këtë grup edhe duhanpirësit ishin ne masën 44% me pak se sesa ne grupet e tjera./Tgcom4/