Në Gjilan po zhvillohet ndeshja Gjilani-Llapi, në kuadër të javës së 21-të në Ipko Supërligën e Kosovës në futboll.
Loja me tensione dhe presione nga të dyja anët, ku futbollistët kanë synim portat e kundërshtarëve, megjithatë pjesa e parë u mbyll 0:0.
Gjilani ka arritur të realizojë gol në minutën e 30’ me anë të Fiton Hajdarit, por gjyqtari kryesor Genc Nuza e ka anuluar atë me pretekstin se futbollisti Kushtrim Shabani kishte shkaktuar më herët faul në Behar Maliqin.
Të dyja klubet po ‘luftojnë’ për tri pikë të rëndësishme për pozitat e tyre tabelare dhe jo vetëm. Llapi dëshiron ta ruajë vazhdimësinë në garën për titull, ndërsa Gjilani nuk guxon të gabojë.
Klubet kanë startuar me këto formacione:
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Magani, Papuqi, Keita Aziz, Jefferson, Shabani, Hajdari, Hysa, Keita Razak. Kryetrajner: Alban Hyseni
Llapi: Haxho, Sinani, Prençi, Idrizi, Blakçori, Namani, Zhdrella, Maliqi, Maksuti, Januzi, Alidema. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi