Komuna u kërkon tatimpaguesve të pronës të paguajnë borxhet. Mundësi për programim të borxhit deri në 24 këste.
Komuna e Gjilanit, kërkon nga të gjithë tatimpaguesit e pronës, të cilët kanë borxhe nga vitet paraprake, të kryejnë pagesat në tërësi.
Nëse debitori nuk paguan detyrimet tatimore të papaguara në datën e përcaktuar për pagesë, Komuna e Gjilanit, është e detyruar të veprojë sipas Ligjit nr.06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe udhëzimit administrativ.
Për t’ia lehtësuar qytetarëve pagesën e borxhit, ju mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes për pagesë prej 12 deri në 24 këste mujore.
Për këtë, duhet të lajmërohen qytetarët te zyrtarët e Tatimit në Pronë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/