DYLON

Në liqenin e Rubocit mbahen garat e peshkimit

Në liqenin e Rubocit mbahen garat e peshkimit
Avatar photo Redaksia

“Për herë të parë mbahet gara e peshkimit në Kamenicë. Liqeni i Rubocit mori një pamje më ndryshe të dielën e 21 Gushtit. Kjo për shkak se këtë ditë u mbajt gara e peshkimit në kuadër të Festivalit “Kamenica Summer Fest””, thuhet në komunikatën e Komunës së Kamenicës.

Në këtë garë të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me SHPRS “Mlyshi” në krye me Fisnik Kastratin, morën pjesë garues të cilët i shoqëronte qetësia dhe vëmendja e tyre ishte fokusuar tërësisht në atë që bënin.

EkoHigjiena

Gara u mbajt në dy kategori, atë Senior dhe Junior, ku pas përfundimit për fituesit u ndanë kupa, mirënjohje dhe shpërblime në mjete financiare.

Në kategorinë Senior u shpërblyen këta garues:

Vendi i parë me 100 Euro: Egzon Thaqi vendi

Vendi i dytë me 70 Euro: Behar Hajdini

Vendi i tretë me 50 Euro: Florim Kërqeli

Në kategorinë Junior u shpërblye një garues:

Vendi i parë me 80 Euro: Suhejb Kastrati

Poashtu garën e peshkimit e përcollën nga afër Drejtori i DKRS , Behar Hyseni dhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kurse nga Federata e Peshkatarëve Sportiv të Republikës së Kosovës, garën e përcollën Kryetari Milaim Vitia dhe Sekretari Sedat Gjinolli.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.