Të dielën, FC Drita zhvillon ndeshjen ndaj FC Fushë Kosovës në kuadër të javës së 32-të. Për këtë ndeshje në konferencë për media folën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Raddy Ovouka.
Trajneri Ramadani tha se për të dyja skuadrat është treni i fundit për objektivat që kanë.
“Nuk duhet të bëjmë më gabime në rezultat, mirëpo neve na intereson vetja ekipi jonë, kemi dy barazime radhazi në kampionat kështu që duhet të japim maksimumin që deri në fund t’i marrim ndeshjet me pikë maksimale. Nuk varet gjithçka nga ne, por tani i kemi vështirësi punë vetës, por nga futbollistët kam kërkuar seriozitet dhe i kemi edhe pesë ndeshje duhet të japim maksimumin pastaj do shohim cili do jetë rezultati në fund. Jemi motivuar të fitojmë tri pikë nesër, si çdoherë objektivi ynë”, theksoi fillimisht Ramadani.
Ai ka pranuar se ja kanë vështirësuar punën vetës me ndeshjet e fundit.
“Na vjen keq për atë që ka ndodhur, fati na ka kthyer shpinën sepse futbollistët kanë derdhur djersë dhe i kemi humbur pikët në fund. Neve na ka ra loja në Klinë nuk ramë taktikisht dhe teknikisht, por për shkak të lodhjes. Është normale pa lodhje nuk ka, por pak ishte edhe te mos përqendrimi ynë në një moment”, ka thënë Ramadani.
“Ndeshjet e fundit janë të rëndësishme dhe shpresoj që duke filluar nga nesër të fitojmë pikët dhe më mos të ndalemi deri në fund të kampionatit”, ka thënë trajneri i Dritës.
Kurse, futbollisti Ouvuka tha se janë përgatitur në maksimum.
“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me FC Fushë Kosovën. Shpresoj të japim maksimumin tonë për fitore”, ka thënë Ovouka.
Ndeshja FC DRITA – FC Fushë Kosova zhvillohet në stadiumin sintetik (te rrethi), më 05 maj, ora 15:00. /2LONLINE/