Lirim Gula, shqiptari i parë që kalon oqeanin Atlantik. Për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta, Gula së bashku me shokët e tij me një varkë të vogël udhëtuan për një mision humanitar, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët me kancer.
Së bashku me shokët e tij, ai u bë shqiptari i parë që kalon oqeanin, duke lundruar me varkë. “Dorabros” përbëhet nga 4 djem të cilët janë stërvitur prej vitesh për të përballuar këtë sfidë të madhe.
Kalimi i oqeanit Atlantik me varkë ishte pika kulminante e garave ku ata morën pjesë.
36 ditë, 10 orë e 31 minuta u deshën për të lundruar në oqean. Lirimi, Rufus, Charlie dhe James janë nisur nga ishulli La Gomera në Spanjë e deri në Antigua.
Për ta bërë sa më të lehtë nisjen nuk kanë pranuar që t’i përcjellin familjarët, por vetëm një grup i vogël miqsh e trajnerësh.
Lirimin tha se ditët e para patën stuhi e dallgë. Dorabros së bashku me 34 skuadra të tjera u nisën më 12 dhjetor.
Valët e detit prej 30 metrash e lëkundin varkën goxha shpejt dhe kështu djemtë i zuri deti. Disa ditë kaluan me të vjella, por i jepnin forcë vetes me idenë që sëmundja e detit kalon për 3 ditë.