Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij se në 30 vjetorin e maturës e mbollën një fidan në shenjë simbolike dhe se të gjithë ata që duan të shënojnë ndonjë përvjetor të rëndësishëm me anë të mbjelljes se drunjve si simbolikë, qoftë maturë apo martesë, Komuna iu siguron hapësirë në qytet.
Ja postimi i plotë i kreut të Komunës
30 vjetori i Maturës. E mbollëm një fidan në shenjë simbolike. Të gjithë ata që duan të shënojnë ndonjë përvjetor të rëndësishëm me anë të mbjelljes se drunjve si simbolikë, qoftë maturë apo martesë, Komuna iu siguron hapësirë në qytet. Të gjithë në mbrojtje të ambientit! LH