Kuvendi Komunal I Gjilanit ka vazhduar seancën e ndërprerë javën e kaluar me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Nën kryesimin e Ismajl Kurteshi, anëtar më i vjetër i këtij organi, kuvendi ka vazhduar tutje me punë duke bërë propozimet për kryesues.
Kushtrim Kadriu ka qenë i propozuar seancën e kaluar dhe ky propozim vlen edhe për seancën e sotme, ka thënë kryesuesi Kurteshi duke thënë se poashtu edhe Komisioni ka qenë i zgjedhur.
Kurteshi, duke iu referuar pastaj edhe neneve përkatëse se si zgjedhet kryesuesi, ai i ka njoftuar anëtarët prezentë ( 32 nga 35 anëtarë sa ka Kuvendi), me këto nene, që procesi të shkojë pa paqartësi.
Përndryshe, kur anëtarët e komisioni zunë vendet e tyre, Kurteshi kërkoi propozime tjera.
Të propozuarit për kryesues janë: Kushtrim Kadriu (Vatra), Rijad Elezi (LDK) dhe Suzana Selimi (PDK).
Duket se propozimet e LDK-së dhe PDK-së, janë sa për t’u përmbushur kriterin e tre kandidaturave.
Tani pritet të bëhet gati edhe procesi i votimit. /2LONLINE/