Autoritetet policore kanë bërë me dije se për kalim ilegal të kufirit, është ndalë e më pas është dëbuar nga Kosova, i dyshuari shqiptar, shtetas i Serbisë. Atij iu është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.
Raporti i policisë.
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fsh. Novosellë 13.07.2021 – 06:20. I dyshuari, shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë, ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe për këtë në procedurë të shpejtë është ndalur para gjyqtarit. Me vendim të gjykatës i dyshuari është dëbuar nga Republika e Kosovës dhe të njëjtit iu është vënë ndalesa për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.