Megjithatë, ai tha se me këto mjete do të synohet të kryhen projektet e parapara si renovime, meremetime, servisim i pajisjeve, kompletim i aparaturave si dhe nëse lejojnë mundësitë financiare do të kryhen edhe disa projekte më të vogla.
Por, Hajdari shpreson shumë se me rishikimin e buxhetit në gjashtëmujorin e dytë spitali mund të përfitojë edhe ndonjë projekt, ashtu siç kishte përfituar edhe vitin e kaluar, ndërkohë që pret që këtë vit, të ketë përkrahje edhe nga donatorët e ndryshëm.
“Tani më kemi vënë kontakte me zyrën japoneze dhe shpresojmë shumë se nga ky donator do të përfitojmë donacion dy autoambulanca që janë shumë të nevojshme për spitalin, ngase në këtë segment kemi ngelur keq”, ka thënë Hajdari.
Ai tha se po ashtu synohet bashkëpunimi edhe me komunën e Gjilanit dhe komunat e rajonit nga i cili bashkëpunim Spitali pret të përfitojë, ndërkohë që interesimi i spitalit të Gjilanit është për të pas bashkëpunim edhe me spitalet të rajonit dhe me gjerë./2lonline/