DYLON

Gjilani furnizon Vllazninë e Pozheranit, ia huazon edhe portierin e talentuar

Gjilani furnizon Vllazninë e Pozheranit, ia huazon edhe portierin e talentuar
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Gjilani ka huazuar portierin e talentuar, Aridon Bllaca për një edicion tek skuadra nga Liga e Parë, Vllaznia e Pozheranit.

Bllaca u huazua nga Gjilani me qëllim që të marrë minutat e duhura te Vllaznia dhe të fitojë përvojë.

Ky ishte huazimi i katërt i Gjilanit te Vllaznia, pasi më parë kanë huazuar edhe Kujtim Dubovën, Arbër Mustafën dhe Altin Aliu.

EkoHigjiena

Njoftimi i plotë nga klubi:

Portieri i dalur nga akademia e klubit, Aridon Bllaca, huazohet tek skuadra e Vllaznisë së Pozheranit.

Portieri 18 vjeçar, produkt i shkollës së futbollit, do të kaloj në huazim një vjeçar tek skuadra e Vllaznisë, me ç’rast ai pritet ti ketë hapsirat e nevojshme për fitimin e përvojës dhe vazhdimësinë e ndeshjeve, për të cilën është jetike për një futbollist të ri sikurse Bllaca, në formimin e tijë dhe rritjen si futbollist.

Kujtojmë se Bllaca tek Vllaznia e Pozheranit do të gjejë treshen e futbollistëve, Dubova, Mustafa e Aliu, të cilët ditën e djeshme gjithashtu u huazuan tek e njejta skuadër.

Klubi i dëshiron sukses Aridon Bllacës në skuadrën e tijë të re, ku ekipi i Gjilanit pret paraqitje pozitive nga portieri i ri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.