Lundrimi i suksesshëm prej Anglisë për në Belgjikë dhe anasjelltas, e ka bërë një anije autonome të parën ndonjëherë, që udhëton pa asnjë njeri në bord.
Sea-Kit e gjatë 12 metra dhe me gjerësi mbi dy metra, kaloi nëpër English Channel derisa u ankorua në portin e Orstend.
Nga bordin i anijes pa asnjë anëtar ekuipazhi, ishin të ngarkuara pesë kilogramë guaska deti, ndërsa kur është kthyer prapa, i ishin ngarkuar disa birra belge.
Me ndihmën e pajisjeve të panumërta teknologjike dhe sistemit të mbledhjes së të dhënave, anija është kthyer prapa në Sussex. I gjithë lundrimi ka zgjatur 22 orë, ndërsa gjithçka është dirigjuar nga dy persona.
Siguria e Sea-Kit ishte në nivelin e duhur, pasi ishte e pajisur me shumë kamera, radarë, mikrofona, imazhe termale dhe sistem autonom mbështetës, për ta mbajtur nën kontroll dhe të ofrojë siguri edhe për anijet tjera në det.
Lundrimet pa ekuipazh, konsiderohen si e ardhmja e udhëtimeve detare, që mund të kryejnë intervenime të ndryshme, si vëzhgime hidrografike, si dhe për misione të marinës.