Trajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka eshte shpallur “Trajneri i Vitit 2019” nga Komiteti Olimpik i Kosoves. Për herë të kartët radhazi, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vlerësohet trajneri më i mirë i vitit.
Gjatë 2019-ës, xhudistet e Kukës fituan tri medalje të bronzta në kampionatin botëror Tokio 2019, dhe një të bronztë në botërorin U-21.
Krahas tyre, nuk munguan edhe medaljet evropiane.
Tri të tilla: një e artë, një e argjendtë dhe një e bronztë u fituan në Lojërat Evropiane të Minskut, si dhe dy të bronzta në evropianin e junioreve.
Nuk munguan edhe medaljet në garat e Masters, Grand Slam e Grand Prix.