Prej datës 15 korrik deri në ditën e sotme në maternitetit jashtëspitalor të Preshevës kanë lindur 42 foshnje. Të gjithë lindjet kanë qenë natyrale dhe kanë kaluar pa asnjë problem, thotë për portalin informativ Titulli.com, Mitat Sahiti, drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
Sipas Sahitit, shumica e grave që kanë lindur janë nga komuna e Preshevës, si dhe disa gra nga komuna e Bujanocit.
Të gjithë lindjet kanë kaluar pa probleme, e në rast se paraqiten paciente që kanë nevojë për intervenime ne me kohë i udhëzojmë për në Vranjë, thotë Sahiti.
Ai thekson së nuk kanë probleme të theksuara në punën e maternitetit, i cili funksionon në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
Në këtë institucion punojnë 10 motra medicinale akusherike, si dhe tetë mjekë gjinekologë, tre nga Presheva, katër mjekë nga Vranja dhe një mjek nga Bujanoci.
/fotoilustruese/