(2L ONLINE) – Për t’ua uruar 7 Marsi – Ditën e Mësuesit, Vetëvendosje , Qendra në Gjilan ka organizuar pritje për veteranë të arsimit. Me këtë rast Ismajl Kurteshi, deputet dhe koordinator i Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan ka thënë se kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë mësimdhënësit e sidomos për veteranët e arsimit që ngadhënjyen, jo vetëm mbi zakonet prapanike, por edhe mbi projektet e akademive që projektonin prapambeturi të përhershme për shqiptarët.
“Ju që edhe kur a mbyllën shkollat, shtëpitë i shndërruat në vatra të diturisë, meritoni çdo respekt. Falë punës tuaj dhe të gjeneratave para jush që tani nuk gjenden në mesin tonë, Kosova është shkëputur nga prapambeturit shekullore dhe i ka hy rrugës së zhvillimit të përgjithshëm shoqëror”, ia ka thënë Kurteshi, veteranëve të arsimit të pranishëm në këtë takim.
Ndërs,a sipas Kurteshit, sot arsimin në Kosovë po e përcjellin shumë dobësi që janë shumë të dëmshme për të ardhmen e këtij vendi. Për shkak të organizimit jo të mirë në arsim që është pasojë e keqqeverisjes së vendit që ka prodhuar një situatë të rëndë në përgjithësi. Sot cilësia në arsim përgjithësisht është e ulët. Për shkak të mungesës së mekanizmave mbikëqyrës së punës në shkolla e fakultete. Për shkak të mungesës së motivit të nxënësve dhe studentëve të cilët pas përfundimit të shkollimit nuk mund të gjejnë punë. Për shkak të një ambienti të korruptuar që e ka kapluar Kosovën e që nuk e ka lënë pa prekur edhe arsimin.
Kurteshi tha se si pasojë e këtij ambienti nuk dallohet punëtori nga i papuni. Puna ka shkuar aq larg sa që shpesh politikat e vlerësimit në institucionet private të arsimit i përcaktojnë pronarët e atyre institucioneve për përfitimet e tyre e jo të studentëve.
“Në Kosovë edhe pse nuk ka universitete private, ka vetëm kolegje private. Shumica nga këto kolegje e përdorin në mënyrë të kundërligjshme mbishkrimin “universitet” për t’i mashtruar studentët, shkaku i përfitimeve materiale, ndërkohë që askush nuk reagon. Në Kosovë janë të identifikuara shumë institucione të arsimit të lart që kanë lëshuar diploma të falsifikuara. Janë identifikuar edhe bartësit e diplomave të fakultetit, e deri te doktoraturat por askush nuk po jep përgjegjësi”, ka thënë tutje Kurtehhi duke rikujtuar se këto ditë u bënë publike 500 diplomat false të lëshuara nga Fakulteti i Biznesit në Pejë, për të qenë e keqja edhe më e madhe për këtë rast është të njoftuar, së paku qe dy vjet, Prokuroria në Pejë. Ndërkohë poseduesit e këtyre diplomave punojnë në institucione të ndryshme të shtetit.
Sipas Kurteshit, edhe në Gjilan ka të punësuar me diploma të falsifikuara, madje edhe në vende udhëheqëse. Falsifikimet arrin deri në disertacionet e doktoraturave. Kjo dukuri po përfundon me konstatimin se duhet të merren masa ndaj bartësve. por masa konkrete dhe ndëshkuese nuk po ndërmerr askush.
“Veteran dhe mësimdhënës të nderuar të arsimit, është e kuptueshme që koj gjendje nuk ju le të qet dhe është mirë që jeni të shqetësuar por shqetësimin duhet ta shndërrojmë në insistim madje nëse ka nevojë edhe në veprime konkrete për ta përmirësuar gjendjen në arsimimin e fëmijëve tonë . Kështu ka thënë , Ismajl Kurteshi, koordinator i LVV dhe njëherësh anëtar i komisionit parlamentar për arsim në Kuvendin e republikës së Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Kurteshi i vetëvendosjes.
Ndërkaq, Ilmi Ibrahimi, kryetar i veteranëve të arsimit për komunën e Gjilanit, falënderoi këtë iniciativë të Kurteshit dhe Vetëvendosjes, duke pohuar se në vazhdimësi kjo Lëvizje ka treguar kujdes për këtë kategori të rimti, duke kërkuar më pas që çështjen e punëtorëve të arsimit në periudhën 90-99 ta shqyrtojë dhe zgjidh Qeveria e Kosovës.
Maksut Maksuti, veteran, ka thanë se kjo kategoria e arsimit është nëpërkëmbur dhe është nënçmuar, sepse tashmë ne jemi barrë vetëm për familjen , por edhe për shoqërinë. Ai ka fajësuar organet aktuale udhëheqëse se nuk po ndërmarrin diç në këtë drejtim dhe nuk po bëjnë më shumë për këtë kategori shumë të rëndësishme jetësore.
Me fjalimet dhe diskutimet e tyre kontribuuan edhe Asllan Grabovci, Nebi Morina. Hafzi Jusufi, Ragip Abazi, Hasan Matoshi, Qamil Murtezi, Sabit Demiri, Shefik Shkodra, Xhevat Nevzati, Qazim Kastrati Nebi Latifi e të tjerë. /2L ONLINE/