DYLON

Presidentja Jahjaga takon partitë opozitare për Gjykatën Speciale

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në përputhje me rolin e saj kushtetues, po zhvillon takime me partitë opozitare të Republikës së Kosovës për t’i njoftuar liderët politik me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.E premte, 06 mars 2015

Presidentja Jahjaga në takim me liderin NISMA, Fatmir Limaj tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u koordinuar për të përmbushur marrëveshjen ndërkombëtare të votuar në Kuvendin e Kosovës nga 2/3 e deputetëve.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotëri Limaj për bisedimet mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së për pakon legjislative e cila pritet të procesohet në muajt në vijim.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e ndërtimit të një konsensusi politik dhe shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se kjo Gjykatë nuk do të gjykojë luftën dhe përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi, por do të merret me akuzat që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Presidentja Jahjaga gjatë ditës së sotme do ta takojë edhe liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, zotëri Visar Ymerin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.