177 pacientë me probleme endokrinologjike janë trajtuar në tremujorin e parë të vitit 2022, nga ana e stafit shëndetësor të Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Poashtu, në këtë periudhë kohore janë kryer 2936 vizita të ndryshe mjekësore, në kuadër të ambulancave specialistike.
626 pacientë kanë kryer shërbime diagnostike për gjëndërr tiroide.
Në këtë klinikë janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore për pacientët e spitalizuar dhe ata ambulantor, përfshirë edhe edukimin e pacientëve për rrezikun nga diabeti dhe sëundjet e tjera endokrinologjike. /2LONLINE/