DYLON

Kryesuesi i KPK-së priti në takim përfaqësueset e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës

Kryesuesi i KPK-së priti në takim përfaqësueset e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Kryesuesen e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës,Vlora Pacolli Rexhepi dhe Zëvendëskryesuesen e këtij forumi, Sebahate Sinani.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i thellimit të bashkëpunimit mes KPK-së dhe Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës, në mënyrë që të fuqizohet edhe më tej prania në sistemin e drejtësisë e gjyqtareve dhe e prokuroreve, duke realizuar vizionin për promovimin e barazisë dhe respektit për të gjithë.

EkoHigjiena

Në këtë aspekt, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka thënë gjatë takimit se, Forumi i Grave Gjyqtare dhe i Prokurore të Kosovës ka një rëndësi të veçantë për sistemit prokurorial dhe përgjithësisht për atë të drejtësisë, ngaqë ndikon drejtpërsëdrejti në krijimin e një ambienti, në të cilin femrat do të kenë mundësinë dhe mbështetjen e nevojshme për ndryshim përmes pjesëmarrjes së saj aktive.

Në anën tjetër, Kryesuesja e këtij Forumi, Vlora Pacolli-Rexhepi, ka theksuar se Forumit i Grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës angazhohet sistematikisht për një sistem ligjor, ku të gjithë njerëzit do të trajtohen me dinjitet dhe barazi dhe se ai e ka dëshmuar ketë me anë të aktiviteteve dhe veprimtarisë së zhvilluar, e cila ka ndikuar në fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, duke inkurajuar dhe mbështetur në mënyrë permanente fuqizimin e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe duke u angazhuar për të ngritur vetëdijen publike për kontributin e gjyqtareve dhe prokuroreve në sistemin e drejtësisë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.