Shumë sportistë kanë trokitur në dyert e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive të Qendrën KlinikeUniversitare të Kosovës gjatë vitit 2021, për të kërkuar ndihmë e këshilla mjekësore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Nga janari deri në dhjetor janë realizuar 202 vizita specialistike dhe 313 seanca për terapi fizikale.
Brenda kësaj periudhe kohore, pra për 12 muaj, janë kryer kontrolle mjekësore sistematike te 14 mijë e 208 sportistë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/