Në Newcastle shënoi golin e tij të katërt sezonal me djajtë e kuq, para pak ditësh Gazzetta Dello Sport e vlerësonte si talentin e ri më premtues në Europë, Shqipëria, Kosova dhe nja dy kombëtare tjera presin të ndajë mendjen se cilën fanellën do të veshë në rang përfaqëesuesësh, në merkato rradha për të është e gjatë dhe tani e kërkon edhe trajneri më i suksesëshëm i momentit në skuadrën më të suksesshme të momentit.
Pep Guardiola kërkon te Bajerni i Mynihut Adnan Januzajn. Manchester United kërkon të marrë nga bavarezët Toni Krros i cili deri më tani nuk ka rënë dakord për rinovimin në Mynih, për të cilin trajneri spanjoll kërkon një sakrificë të madhe nga anglezët. Pikërisht 19 vjecarin shqiptar,. Sic bën të ditur e përttëshmja Bild, Guardiola nuk ka ndër mend ta shesë Tony Kroos por mund të lejojë largimin e tij vetëm me një kusht, nëse Adnan Januzaj vihet në dispozicion të tij si pjesë e një shkëmbimi.
Burime pranë trajnerit të Manchester United David Moyes e bënë menjëherë të qartë se skocezi është e sigurt se do ta kthejë pas këtë propozim të Guardiolës, i cili ka hedhur cvështrimin larg dhe e kërkon Januzajn si trashëgimtarin e mundshëm për Artjen Robben dhe Franck Ribery.