Ka arritur moshën e pensionimit Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore të Gjilanit znj. Nurie Zeqiri.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi dhe Administratorja, Florina Jerliu kanë falënderuar për kontributin shumëvjeçar në sistemin gjyqësor dhe i dëshirojnë shëndet pas pensionimit.
“Ajo ishte shembull i një punëtoreje të zellshme dhe e pa fjalë, e cila punoi mbi 45 vite në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /2LONLINE.com/