DYLON

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me sindrmon down me mbjelljen e 21 fidaneve

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me sindrmon down me mbjelljen e 21 fidaneve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë sot 21 fidane në lagjen “Iliria” në shënim të 21 marsit, Ditës ndërkombëtare të personave me sindromin down.

Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet buxhetore e kanë mbështetur qendrën “Pema” dhe të gjitha organizatat që përkujdesen për trajtimin e personave me sindromin doën.  

EkoHigjiena

“Ne si Komunë e kemi shprehur gatishmërinë që iniciativën e qendrës “Pema” ta përkrahim në institucuionet komunale, gjegjësisht Kuvendin Komunal, për emërtimin si “Parku i 21 fidaneve” që është simbolikë e shënimit të 21 marsit, në shenjë solidarizimi me fëmijët me sindromin down, në mënyrë që Gjilani ka ketë një hapësirë që iu dedikohet atyre”, ka thënë Xhemaili.

Përfaqësuesja e Qendrës së kudjesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, tha se i kanë propozuar Komunës së Gjilanit mbjelljen e 21 fidaneve, duke shfaqur shpresën që ky park të quhet Parku i 21 fidaneve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.