Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim z. Mustafë Tafa, i cili sapo është pensionuar.
Më këtë rast ai falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim, duke i ndarë atij një mirënjohje dhe ju uruar pensionim të rehatshme. Ai e çmoi lartë punën e tij, duke shtuar se z. Tafa, ka kontribuar edhe në kohët më të vështirë para luftës në Kosovë.
Kurse Mustafë Tafa ndër tjerash tha se ajo që po bëhet në Viti, është jashtë pritshmërisë dhe mrekulli dhe sipas tij gjithë shihet që janë të kënaqur me punën e kryetarit dhe stafit të tij.
Duke folur për pritjen që ju bë atij ai tha se ky respekt që po ju bëhet pensionistëve në Arsim ju jep forcë që të vazhdohet me jetën pas pensionit.
Një mirënjohje atij ju dha edhe shkolla e fshatit Tërpezë, ku ai ka shërbyer. Nga një fjalë rasti mbajtën edhe disa ish bashkëpunëtorë të tij nga Vitia dhe Ferizaji. /2LONLINE/