Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Basri Halabakun me rastin e pensionimit, e i cili ishte mësues shumëvjeçar i shkollës së mesme të ulët “Bafti Haxhiu”, në Viti.
Me këtë rast, kryetari Haliti në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në edukimin e shum gjeneratave, e nderoi me një mirënjohje.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtoresha e arsimit, Arta Alidema Ajeti dhe drejtori i shkollës “Bafti Haxhiu”, Afrim Rrustemi.