Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësuesin vitias, Heset Zuka, i cila është pensionuar.
Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, duke i ndarë atij një mirënjohje.
Të pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtoresha e arsimit, Arta Alidema Ajeti dhe të tjerë.
Përndryshe z. Zuka së fundmi ka qenë i angazhuar si mësimdhënës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë të Vitisë. /2LONLINE/