Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Ramadan Halili.
Kjo pritje u organizua atij pasi që mësimdhënësi në fjalë pas gati 40 vite punë në arsim është pensionuar.
Gjatë këtij takimi ata falënderuan z. Halili, për angazhimin e tij j shumë vjeçar në fushën e arsimit, në veçanti në vitet e 90-ta të cilat ishin llogaritën si ndër vitet më të vështira të arsimit shqip në Kosovë.
Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.
Përndryshe z. Ramadan Halili së fundmi ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Nijazi Rexhepi” paralelja e ndarë në Trestenik. /2LONLINE/