Në Spitalin Rajonal të Gjilanit u pensionua sot urologu, Jashar Jashari, i cili karieren e tij profesionale e kishte nisur në vitet e 80-ta. Fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan për dy vite me radhë, për të vazhduar pastaj me angazhimet profesionale në terren, në vendlindjen e tij – Pograxhë dhe Malishevë e Uglar për gati një dekadë .
Në Shtëpinë e Shëndetit të asaj kohe ishte edhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të atyshëm.
Urologu Jashari pas përfundimit të luftës në Kosovë specializon në lëminë e kirurgjisë – urologji.
Specializimin e kishte kryer në Prishtinë dhe Tiranë në Spitalin e atjeshëm “Nëna Tereze” duke u graduar me titullin specializant i degës përkatëse. Ndërkaq me realizimin e këtij synimi kthehet në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në vitin 2003, ku edhe punoi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gjilani dhe me gjërë.
Nga ana tjetër, në zgjedhjet komunale të pasluftës në Gjilan, për dy herë me radhë zgjedhet asambleist, e që vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan.
Ndërkaq, urologu Jashari ishte edhe Shef i Poliklinikave të Spitalit Rajonal në Gjilan për një mandat, e së fundi edhe Shef i Repartit të Urologjisë në kuadër të Departamentit të Kirurgjisë të këtij Spitali.
Vlenë të theksohet se gjatë tërë karierës së tij, nuk kishte pas asnjë vërejtje si në aspektin profesional, poashtu edhe në aspektin e raporteve kolegiale dhe me pacientët.
Gjithmonë i gatshëm, në cdo kohë e rrethanë me qenë afër dhe për nevojat e pacienteve duke ofruar shërbime të mirëfillta profesionale.
Madje, edhe në kohën e luftës në Kosovë, kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mesin e njerëzve ku ndodhej, duke trajtuar raste dhe kryer funskionin e mjekut dhe infermieres.
Pas gjitha këtyre që u thanë për urologun e spikatur, Jashar Jashari, në ditën e pensionimit u shpreh krenar dhe i lumtur që po e përmbyll një mision të shejtë në shërbim të popullit. /2LONLINE/