Pas më se 45 vitesh në shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar infermierja gjilanase Zoja Salihu, bëhe e ditur në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.
Në vitin 1979 inf. Zoja filloi për herë të parë punën si infermiere në shërbimin e ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF),dhe kohët e fundit ka punuar infermiere e vizitave shtëpiake kryesisht me pacientët me sëmundje kronike.
Inf. Zoja shquhet për natyrën e saj të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.
Ajo u pensionua më datë 25 Qershor 2024, pranë QKMF-së ”Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e saj ndër vite.
“Në emër të menaxhmentit të QKMF-së shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi inf. Zojës, duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës”, thuhet nëç fund të njoftimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. /2LONLINE/