Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se është pensionuar zyrtarja e këtij institucione, sekretarja juridike, Hamide Zeqiri.
“Angazhimi dhe përkushtimi juaj gjatë gjithë këtyre viteve të punës, vlerësohet lart nga të gjithë gjyqtarët dhe stafi administrativ i Gjykatës Themelore në Gjilan. Urojmë të keni shëndet dhe fat të mirë!”, thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore të Gjilanit. /2LONLINE/