Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim personelin arsimor të shkollës së mesme fillore të ulët “ Dom Mikel Tarabulluzi” nga Stubëll e Epërme e Vitisë, në krye me drejtorin e deritanishëm Marjan Ukaj i cili është pensionuar.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar atë për punën e bërë si drejtor i shkollës por edhe për kontributin e tij të dhënë për vendin që nga vitet e 80-ta duke ja ndarë atij një mirënjohje.
Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e tij të dhënë ndër vite dhe i uroj z. Ukaj pensionim të mbarë. /2LONLINE.com/