Haziri: Transportuesit publik do t’i subvencionoj Komuna e Gjilanit

Haziri: Transportuesit publik do t’i subvencionoj Komuna e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Ndërmarrjen Komunale “Stacioni i Autobusëve”, ku është takuar me drejtuesit e ndërmarrjes, shoqatën e transportuesve “Anamorava” dhe pronarët e komanive të ndryshme transportuese, të cilët i ka informuar për projektin e Stacionit sikur që i ka informuar ata edhe për propozimin që do t’i shkoj Kuvendit të Komunës, për subvencionimin e transportuesve publik në këtë fazë të vështirë të përballjes me pandeminë globale COVID-19.

“Komuna e Gjilanit do ti shqyrtoj në detaje kërkesat e transportuesve, të cilat gjithmonë janë në formatin e krijimit të kushteve më të mira. Kam propozuar që Kuvendi i Komunës të aprovoj subvencionimin e transportuesve publik dhe kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me grupet tjera politike që janë të përfaqësuara. Nga qeveria kjo kategori nuk është mbështetur, prandaj kam zgjedhur që këtë ta bëjmë në nivelin lokal. Lajm i mirë është projekti për objektin e ri të Stacionit të Autobusëve, i cili pastaj do të jap më shumë shërbime dhe njëkohësisht do të ofroj edhe kushte më të mira, që për detajet shtesë projekti do të diskutohet edhe me transportuesit të cilët janë të provuar në baza ditore”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ai më tej edhe në kërkesën e transportuesve që kishin për taksit illegal, ka theksuar se tashmë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dy komunat fqinje, që një gjë e tillë të trajtohet në nivelin ndërkomunal dhe krahas saj do të punohet në zgjerimin e hapësirave për ndalje të autobusëve dhe pritje të udhëtarëve sepse është e domosdoshme dhe krijim i sigurisë në komunikacion gjithashtu.

Avni Hajrullahu, drejtor i Stacionit të Autobusëve, Rexhep Sejdiu, nga shoqata “Anamorava”, pastaj Jakub berisha, Mustafë Dubova, etj, kanë theksuar se problemi mbetet taksistët ilegal, problemet e mëdha që i ka sjellë përballja me pandeminë, por siq kanë theksuar ata lajme shumë të mira janë projekti i objektit të ri të Stacionit të Autobusëve dhe propozimi i kryetarit Haziri për subvendionimin e transportuesve publik të Gjilanit.​ /2LONLINE.com/

KOMENTE