Sot është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Kirurgjisë Dr.Islam Rashiti, mbi 30 vite eksperiencë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, njofton ky institucion.
Dr.Islam Rashiti kirurg i fëmijëve, ishte i dashur, i respektuar për të gjithë pacient dhe stafin, ai sot është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti.
Dr. Islam Rashiti realizonte të gjitha operimet me sëmundjet akute tek fëmijët që kërkoheshin intervenim kirurgjik, ku suksesi në rezultate të mira nuk ka munguar kurrë, andaj për këtë ditë të veçantë të tij janë bërë shumë urime e komente për pensionimin e tij, thuhet tutje në njoftimin e Spitalit të Gjilanit.
“Në emër të menaxhmentit shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në Shëndetësi Dr.Islam Rashitit duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës së tij”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/