Pasi ka kaluar mbi 4 dekada në procesin e drejtperdrejtë të edukimit dhe arsimimit të shumë e shumë gjeneratave, sot është pensionuar pedagogia gjilanase, Bahrije Veseli.
Kontributi i Bahrije Veselit në edukimin e brezave të tërë, ndër vite e dekada, u vlerësua edhe nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri si dhe drejtori i Shkollës së Mesme të Ultë “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu, të cilët e nderuar me mirënjohje për kontributin e saj në procesin edukativo-arsimor.
Karrierën profesionale prej pedagoge, Bahrije Veseli e ka filluar në fshatin e saj të lindjes, në Ujmir të komunës së Klinës, për të vijuar me ushtrimin e profesionit në Gjilan, saktësisht në ish-shkollën “Vuk Karaxhiq”, praj nga më pas u transferua në shkollën “Abaz Ajeti”, në të cilën punoi pothuajse katër dekada me radhë, nga të cilat një mandat ishte drejtoresh e kësaj vatre të arsimit.
E afërt, komunikative e kooperative me nxënësit dhe nxënëset e saj ndër vite e dekada, Bahrije Veseli ishte shembulli i pedagoges edhe përtej mureve të shkoëlls, si në rrugë, në lagje, në ambiente familjare e shoqërore, pasi kudo që gjendej ishte sinonim i përtej racionales, për miqtë, familjarët, nxënësit e kolegët, të cilët i motivonte parreshtur për ta pa jetën dhe botën nga prizmi pozitiv, duke inkurajuar e motivuar të tjerët për një gjë të tillë, ndonëse vet ishte sprovuar ma barrën e rëndë që herë-herë vitet e jetës ua predistonojnë fateve të individëve.
Asaj i rastisi te bëhet “prind i dyfishtë” i katër fëmijëve të edukuar e emancipuar, të cilët më pas ia shpaguajtën dhe vazhdojnë t’ia shpaguajnë si asnjë tjetër tërrë atë mund e barrë, atë sprovë e skarificë, me të arrituar e tyre në jetën profesionale akademike!
ë gjithë ata që e njohin Bahrije Veselin, e dijnë se me të drejtë ajo mund të cilësohet sinonim i përkushtimit e dedikimit, sakrificës e vetëflijimit, ndërsa admirimin për të më së miri mund ta vërejmë e gjejmë tek fëmijët e saj, si në rastin e përurimit të pensionimit, si në vijim:
“Gëzuar 65-të vjetorin e lindjes, nëna ime e dashur! Krenare me kontributin tënd jemi jo vetëm ne, por të gjithë nxënësit e tu, e gjithë shoqëria, të cilët i deshte e të deshtën si familjen e dytë! Ti e pate profesionin tënd pasion. Prandaj punën me nxënës e bëre me shumë kënaqësi e dashuri, të cilën edhe nxënesit e tu sot e reflektonin në emocionet e tyre. Përveç profesore, i kalove me sukses sfidat profesionale si drejtore, deputete, trajnere, etj. Por mbi të gjitha, nënë shembullore. Megjithëse karrierën profesionale e përmblodhe me sukses e mirënjohje, roli yt në familje mbetet i pazëvendsueshëm”. – Gezuar pensionimin, shendet!”, ishte urimi dedikues i fëmijëve të saj, Ilirjanës, Fatbardhit, Dukagjinit e Adriatikut dhe familjarëve tjerë.
BURIMI: tvgjilani.com