DYLON

KBI e Bereqeti, edhe në Natën e Bajramit ndihmojnë familje të shumta me pako ushqimore

KBI e Bereqeti, edhe në Natën e Bajramit ndihmojnë familje të shumta me pako ushqimore
Avatar photo Redaksia

KBI në Gjilan, së bashku me Shoqatën Bereqeti dega në Gjilan sot në natën e Fitër Bajramit ndau 150 pako ushqimore dhe miell.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot në natën e Fitër Bajramit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan 150 familje të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, familjeve të jetimëve, shoqatave të Hendikosit, shoqatës shurdhmemecëve, komunitetit rom.

EkoHigjiena

Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit dhe miell.

Ai njëkohësisht falënderon të gjithë ata që kontribuuan që sofrat e këtyre familjeve të jenë të begata, si Kompanin RC Cola, kompaninë Floili, ETC, dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.